Kosheret ndodhen në zonën e Skraparit, ku bletët mbledhin nektar nga flora e ndryshme që i rrethon gjatë sezonit.
-
- Pa shtesa dhe pa përzierje
Mjaltit nuk i shtojmë sheqer, shurupe apo përbërës të tjerë dhe nuk e përziejmë me produkte të tjera për të rritur artificialisht sasinë.
Nuk synojmë prodhim masiv. Punojmë me sasinë që mund të prodhojnë bletët dhe që lejojnë kushtet natyrore të çdo sezoni.
Përvoja shumëvjeçare në bletari është baza e mënyrës se si kujdesemi për kosheret dhe mjaltin që ofrojmë.