Një produkt natyror nuk është gjithmonë i njëjtë
Mjalti natyral mund të ndryshojë në ngjyrë, aromë, dendësi dhe shije. Këto karakteristika ndikohen nga lulet që vizitojnë bletët, periudha e mbledhjes dhe kushtet e sezonit.
Me kalimin e kohës, mjalti mund edhe të kristalizohet. Kristalizimi është një proces natyror që mund të ndodhë gjatë ruajtjes dhe nuk do të thotë se mjalti është prishur.
Si ta ruani mjaltin
Mbajeni mjaltin të mbyllur mirë, në një vend të thatë dhe larg nxehtësisë së tepërt dhe rrezeve të drejtpërdrejta të diellit. Nuk është e nevojshme ta ruani në frigorifer.